Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk shkëputen lehtësisht nga atdheu, ushqimet e gjithçka tjetër pavarësisht viteve në emigrim.
Për këtë arsye ata porosisin e marrin me vete ushqime e produkte që u kujtojnë vendlindjen apo fëmijërinë.
Gurabijet e kuqe janë një prej këtyre produkteve, por një shqiptare e cila kishte porositur një pako nga Shqipëria ka mbetur e pakënaqur.
Ajo ka treguar se gurabijet edhe pse e kishin datën e skadencës në 21 qershor 2025, ishin të mykura dhe të papërshtatshme për konsum.
Ky problem ka ngritur shqetësime tek ata që kërkojnë të ruajnë lidhjet me traditat dhe shijet e atdheut, duke u përpjekur të sjellin pjesë të kulturës shqiptare në jetën e përditshme, por duke u ballafaquar me një cilësi të pamjaftueshme të produkteve që konsumojnë.