Përplasja me armë në Laç, ndërron jetë te Trauma 24-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.05.2025, 08:49

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një nga të rinjtë e plagosur një ditë më parë nga të shtënat me armë në Laç.

24 vjeçari Geri Bitri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga plumbat pavarësisht përkujdesjes së mjekëve.

Bitri, së bashku me disa persona të tjerë, mbetën të plagosur pas një sherri që shpërtheu mes dy grupeve për një ngjarje tërësisht banale, siç ishte gërvishtja e dy makinave. Përveç Geri Bitrit, u plagosën Liridon Ismalaj, Amarildo Ndoc, Daniel Gjeloshi dhe shitësja ambulante Angjelina Gjezaj.

Policia ka arrestuar dy persona lidhur me këtë ngjarje, Klevis Ndreca dhe Daniel Gjeloshi, pas hetimeve të kryera dhe shqyrtimit të kamerave të sigurisë. Ata akuzohen për “Vrasjen në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Një nga armët e përdorura është sekuestruar nga autoritetet në një kantier ndërtimi.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e tjera ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit