Plas sherri në mes të rrugës, deputeti i PD godet më grusht shoferin e kamionit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.05.2025, 08:20

Një sherr i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Bilisht dhe i përfshirë ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati.

Ngjarja ka ndodhur në një nga kryqëzimet kryesore të qytetit, ku Nallbati, së bashku me vëllain e tij, po udhëtonte me makinë dhe dyshohet se i ka zënë rrugën një kamioni.

Sipas burimeve paraprake, konflikti ka nisur për shkak të një parakalimi dhe më pas ka degraduar në konfrontim fizik.

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur deputeti Nallbati ngjitet mbi kabinën e kamionit dhe godet me grushte drejtuesin e tij, por është ndaluar nga kalimtarët e rastit.

Të tre personat e përfshirë në incident janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga deputeti apo nga Partia Demokratike lidhur me incidentin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit