E rëndë në Lezhë, 28-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.05.2025, 23:49

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Lezhë, ku një 28-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Raportohet se i riu u gjet pa shenja jete në banesën e tij nga familjarët, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Ende nuk dihen arsyet që e shtynë 28-vjeçarin drejt kryerjes së aktit ekstrem.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT, Lezhë, në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi H. B., rreth 28-vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit