Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar në JOQ Albania një situatë kaotike që ka ndodhur në parkimin publik të bashkisë në lagjen nr. 1, në zonën e Vollgës, një nga pjesët më të frekuentuara të qytetit bregdetar.
Në videon që ka dërguar, shfaqen dhjetëra automjete të bllokuara për më shumë se 30 minuta pa asnjë mundësi lëvizjeje. Sipas qytetarit, nuk ka pasur asnjë polic bashkiak apo rrugor që të ndërhyjë për të lehtësuar qarkullimin.
Mesazhi i qytetarit:
'Përshëndetje JOQ! Situatë kaotike te parkimi publik i Bashkisë Durrës. Ka mbi 30 minuta që nuk lëviz asnjë makinë, asnjë polic bashkiak apo rrugor nuk afrohet të lirojë lëvizjen.'
Rruga që të çon në parkim është njëkalimshe dhe shërben si hyrje dhe dalje njëkohësisht, çka ka krijuar një ngërç total për shkak të mungesës së menaxhimit. Ky rast tregon qartë nevojën për ndërhyrje urgjente të autoriteteve për të shmangur situata të tilla, sidomos në një qytet turistik si Durrësi.