Një zjarr ka përfshirë një shtëpi të braktisur në zonën e Babrrusë në Tiranë. Flakët ishin shumë pranë banesave të tjera të banuara, por fatmirësisht zjarrfikësit mbërritën në kohë dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij dhe pasoja më të rënda.
Një qytetar që ndodhej pranë vendngjarjes ka dërguar pamje ku duken forcat zjarrfikëse në veprim. Sipas dëshmisë së tij, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga telat elektrikë që kanë rënë në kontakt me godinën. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
“Pashë një tym shumë të errët kur po kalonim me shokët dhe pamë që një shtëpi kishte marrë flakë. Thonin se zjarri kishte nisur nga telat e dritave,” – tha qytetari.