“E doja si djalë”, De Niro reagon pas deklarimit të vajzës transgjinore

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.05.2025, 20:04

Aktori i njohur Robert De Niro ka shprehur publikisht dashurinë dhe përkrahjen e pakushtëzuar për vajzën e tij, Airyn De Niro, e cila doli si transgjinore. Në një intervistë për Variety, ai u shpreh se e ka dashur dhe përkrahur më parë si djalë, dhe tani e do dhe e përkrah si vajzë, duke theksuar se nuk e kupton pse dikujt do t’i dukej kjo problem.

“E kam dashur dhe përkrahur Airynin si djalin tim, dhe tani e dua dhe e përkrah Airynin si vajzën time. Nuk e kuptoj pse dikujt do t’i dukej kjo problem”, tha De Niro. “I dua të gjithë fëmijët e mi”.

Në një intervistë për Them, Airyn tregoi përvojën e saj gjatë tranzicionit dhe sfidat që ka kaluar si një nga shtatë fëmijët e De Niro-s. Ajo u shpreh se ka ndjerë diferencën mes të qenit e dukshme dhe e parë me të vërtetë, dhe theksoi mirënjohjen ndaj prindërve që e mbajtën larg vëmendjes publike për t’i ofruar një fëmijëri normale.

“Ka një ndryshim mes të qenit i dukshëm dhe të qenit i parë me të vërtetë”, tha ajo. “Unë kam qenë e dukshme. Por nuk mendoj se më parë kam qenë e parë vërtet”.

Airyn gjithashtu ndau frymëzimin që mori nga figura si Laverne Cox për të folur publikisht rreth identitetit të saj. Pas intervistës, ajo falënderoi publikisht për mbështetjen që ka marrë, duke e pranuar me modesti vëmendjen e papritur dhe sqaroi se është thjesht “një vajzë me një telefon”, pa agjent apo kontratë.

“Dhe për të gjithë ata që më pyesin nëse kam një agjent apo nëse kam nënshkruar ndonjë kontratë – unë jam thjesht një vajzë me një telefon, më falni nëse nuk arrij të përgjigjem të gjithëve”, shtoi ajo me modesti.

"E doja si bir dhe...", Robert De Niro reagon pas deklarimit të

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit