Tentoi të korruptonte me 500 euro policin kufitar në Rumani, arrestohet shqiptari

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.05.2025, 18:17

Në Pikën e Kalimit Kufitar Stamora-Moravița në Timiş të Rumanisë, tre shtetas shqiptarë u ndaluan gjatë kontrollit nga policia kufitare, pasi njëri prej tyre rezultoi me alarm në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS), duke pasur ndalim hyrjeje në Rumani. Gjatë verifikimeve, një nga shtetasit shqiptarë tentoi të korruptonte një oficer kufitar me 500 euro për të lejuar hyrjen e personit të ndaluar.

Oficeri i policisë kufitare refuzoi ryshfetin dhe raportoi menjëherë ngjarjen tek autoritetet kompetente. Rasti u referua tek Drejtoria e Përgjithshme Kundër Korrupsionit, dega e Qarkut Timiș, dhe më pas tek Prokuroria pranë Gjykatës së Timiș. Oficerët e DGA-së ndërmorën veprimet procedurale përkatëse dhe lëshuan një urdhër arresti.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve, shtetasi shqiptar fitoi statusin e të dyshuarit dhe më pas të pandehurit për kryerjen e veprës penale të ryshfetit. Hetimi vazhdon në gjendje të lirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit