Shqiptari tenton të hapë derën e avionit gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.05.2025, 17:37

Gjatë një fluturimi nga Gjeneva drejt Prishtinës, një incident shqetësues ka ndodhur kur një pasagjer shqiptar ka tentuar të hapë derën e aeroplanit.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara, pasagjerët kanë ndërhyrë duke e rrethuar të riun dhe duke u përpjekur ta mbajnë nën kontroll. Dy të rinj kanë përdorur forcën për ta neutralizuar dhe për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm gjatë fluturimit.

Ende nuk është e qartë nëse incidenti ka ndodhur gjatë fluturimit apo para nisjes në pistën e aeroportit të Gjenevës. Gjithashtu nuk dihet nëse është ndërmarrë ndonjë ulje emergjente si pasojë e kësaj situate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit