Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen në Laç, ku pesë persona mbetën të plagosur me armë zjarri si pasojë e një konflikti të çastit.
Viktimat e atentatit në Laç po marrin shërbim mjekësor dhe janë në kujdes intensiv nga stafi mjekësor i Spitalit Universitar të Traumës.
Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, A.N. 26 vjeç dhe G.B. 24 vjeç, me burime plage ne zonën e legenit të dy, ndërsa D. GJ. 26 vjeç l, L.I. 26 vjeç, A. GJ. 58 vjeç janë në gjendje stabël, koshientë. Të gjithë pacientët kanë dëmtime në gjymtyrët e poshtme.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet se është kryer nga një person i vetëm, i cili është shpallur në kërkim.