Vrau gruan dje në Shkodër, amerikani: Ishim të dy të dehur

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.05.2025, 13:57

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës, ku një shtetas amerikan ka vrarë me thikë partneren e tij gjatë një konflikti që ndodhi në lagjen Gjuhadol.

Autori i dyshuar i krimit është 57-vjeçari Brendon Saporito, i cili ka deklaruar në dëshminë e tij para hetuesve se ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes, ashtu si edhe e ndjera, Sandra Saporito, 54 vjeçe.

Sipas burimeve pranë hetimit, çifti kishte kohë që përjetonte përplasje të shpeshta, ndërsa debati fatal nisi për shkak të fyerjeve dhe tensioneve të akumuluara. Brendon Saporito është shfaqur i penduar për aktin, duke pohuar se e ka humbur kontrollin në një moment acarimi ekstrem.

Menjëherë pas kryerjes së krimit, ai ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët, ndërsa ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike. Fatmirësisht, ai ka mbijetuar dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe në vëzhgim të autoriteteve ligjore.

Trupi i viktimës është transportuar drejt Tiranës për ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që në vendngjarje dhe më pas në institucionet spitalore janë parë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shqipëri.

Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie vazhdojnë, ndërsa pritet që ndaj Saporitos të ngrihen akuzat për vrasje në rrethana cilësuese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit