Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e së shtunës në fshatin Lepenicë të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, kur shtetasja A. A., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke devijuar nga rruga dhe përfunduar në shtratin e lumit.
Për pasojë, janë plagosur drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët e saj që ndodheshin në makinë në momentin e aksidentit. Të tre janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.