Një gropë e madhe është shfaqur në asfaltin e rrugës që lidh Komunën e Babrrusë me zonën pranë “Kafes së Rremes”, duke paraqitur rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve dhe motorrëve që kalojnë aty çdo ditë.
Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet vendore.
Sipas qytetarëve, mungesa e mirëmbajtjes së rrugës po shkakton dëme në mjetet e tyre dhe mund të çojë në aksidente.
Ata i bëjnë thirrje kryetarit të Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, që të marrë masa konkrete, sidomos tani që janë zgjedhjet e kërkon vota.
Denoncimi i qytetarit:
Po ju dergoj Ket vidio ju lutem publikojeni pasi esht prishur asfalti ne zonen babrru. Kini kujdes krejtve makinave apo motorrave qe vin nga komuna babrrus per kafe rremes pasi kjo gropa madhe mund te ju hape shume probleme ne makinen ose motorrin tuaj. Cojani rakip sulit meqense do vota ai ta shikojn kto rruget me gropa.