I moshuari nga Mati i humbur prej 5 ditësh në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.05.2025, 23:05

Një apel urgjent ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e një të moshuari 75-vjeçar i cili është zhdukur prej pesë ditësh në Tiranë.

I moshuari quhet Sadik Koka dhe është banues në Burrel, por ka humbur kontaktet me familjen gjatë një vizite në Tiranë.

Sipas informacioneve, i moshuari është parë për herë të fundit në zonën e urës së Paskuqanit, tre ditë më parë. Më shqetësues është fakti se ai vuan nga probleme me kujtesën.

Familjarët janë thellësisht të shqetësuar dhe apelojnë për ndihmën e çdo qytetari që mund ta ketë parë. Rasti është denoncuar në polici, por përpjekjet e deritanishme për ta gjetur ende nuk kanë dhënë rezultat.

Në mesazhin e tyre, ata shkruajnë:

“Pas përpjekjeve intensive të organeve kompetente për gjetjen e tij, menduam ta ndajmë me ju problemin tonë duke shpresuar që do të jepni kontributin tuaj për gjetjen e të afërmit tonë dhe kthimin e tij pranë familjes. Ju lutem, kush e ka parë të kontaktojë në këtë numër telefoni: 0694173001. Faleminderit!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit