Një akt human ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar shqiptar, i cili jeton në Gjermani, ka vendosur të dhurojë biletën e tij të fluturimit vajtje-ardhje Frankfurt–Tiranë, pasi nuk mund të udhëtojë në këto data.
Fluturimi është planifikuar për 6 maj nga aeroporti Frankfurt Hahn dhe kthimi më 10 maj.
Ai ka kontaktuar JOQ Albania për ta vënë këtë biletë në dispozicion të një emigranti shqiptar që dëshiron të takojë familjen, duke theksuar se nuk ka tarifë për ndërrimin e emrit të pasagjerit.
Në mesazhin e tij ai shkruan:
“Përshëndetje JOQ! Kam prerë një biletë më 6 maj (Frankfurt Hahn – Tiranë) dhe kthimi më 10 maj (Tiranë – Frankfurt Hahn), por e kam të pamundur të udhëtoj në këto data. Dëshiroj t’ia dhuroj ndonjë emigranti shqiptar që dëshiron të shikojë familjen. Nuk ka tarifë për ndërrimin e emrit të pasagjerit. Faleminderit.”
Nëse jeni të interesuar, shkruani në inbox-in e JOQ Albania. Do të përpiqemi që ky gjest i bukur të shkojë te dikush që me të vërtetë ka nevojë për të.