Një lajm i trishtë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku është mësuar se 24-vjeçarja Risela Llapushi, është ndarë nga jeta pas një beteje të vështirë për jetën.
Ajo ishte një infermiere e përkushtuar nga Gramshi, e cila luftoi me shpresë deri në fund, duke pritur një transplant urgjent të mëlçisë.
Pak ditë më parë, JOQ Albania ndau apelin për ndihmë të familjarëve të saj, të cilët kishin hapur një GoFundMe për të mbledhur shumën prej 100,000 eurosh, e cila ishte e nevojshme për të mundësuar ndërhyrjen jetike në Turqi.
Apeli preku zemrat e shumë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, të cilët u mobilizuan menjëherë dhe dhuruan me zemër.
Familjarët falenderojnë të gjithë qytetarët që kontribuan u bënë pjesë e përpjekjes për të shpëtuar jetën e saj.
Për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve dhe solidaritetit të madh, jeta e Riselës nuk mundi të shpëtohej… sot lajmi i ndarjes së saj nga jeta na ka pikëlluar të gjithëve...
JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të Riselës. Qoftë i paharruar kujtimi i saj!