Agron Malajn e përndjekin fantazmat e 2011-ës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.05.2025, 21:27

Agron Malaj do të njihet në histori si gardisti i famshëm i 21 Janarit pavarësisht pozicionit partiak që do të ketë me Rilindjen.

Pasi la postin e kryebashkiakut të Matit për t’u futur në listat e kandidatëve për deputetë në parlament, fushatën e ka nisur me tytën e gabuar.

Në disa sekonda përplasje me realitetin dhe kalendarin, Malajn duket se e përndjek viti i masakrës në bulevard.

Ai më pas u vetëkorrigjua, duke thënë “zgjedhjet e 11 majit 2025”. Duket se hijet e së shkuarës e ndjekin ende këmba-këmbës Malajn…

Më 21 Janar 2011, pikërisht nga radhët e gardistëve ku Malaj shërbente, u qëllua mbi protestuesit e opozitës së atëhershme Partisë Socialiste. Katër qytetarë humbën jetën në Bulevard, në atë që historia e njeh si një nga ditët më të zeza të tranzicionit të pushtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit