Shqipëria, vendi ku të huajt sjellin gratë për t’i vrarë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.05.2025, 18:02

Në një valë ngjarjesh tronditëse, Shqipëria është kthyer në vendin ku, në mënyrë të përsëritur, shtetas të huaj kanë vrarë gratë apo vajzat e tyre. Vetëm gjatë 11 muajve të fundit, tre raste të tilla janë regjistruar në Tiranë dhe Shkodër, duke nxjerrë në pah një fenomen shqetësues që po tërheq vëmendjen e opinionit publik.

Rasti më i fundit: një vrasje në Shkodër nga një amerikan

Ngjarja më e freskët ndodhi të premten në Shkodër. Brandon Saporito, 53 vjeç, akuzohet se vrau bashkëshorten e tij, Sandra Holley, në një apartament me qira në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”. Sipas policisë, autori i dyshuar u gjet në vendngjarje në gjendje të dehur dhe me dëmtime të lehta në duar, duke lënë të kuptohet se mund të ketë tentuar vetëdëmtim pas krimit. Çifti kishte mbërritur vetëm pak ditë më parë në Shqipëri për pushime.

Mësuesi amerikan që vrau gruan dhe qentë

Një tjetër rast tronditës ndodhi në gusht të vitit 2024 në Tiranë. Matthew James Wertz, një shtetas amerikan dhe mësues me banim në Shqipëri, vrau bashkëshorten e tij, indonezianen Saraigh Indiah Lilis Sartika, duke e mbytur me litar. Pas kësaj, ai vrau edhe dy qentë e tyre me një shkop bejsbolli dhe më pas i dha fund jetës. Në një letër lamtumire, ai kërkonte ndjesë për veprimin: “Më falni, nuk ia dola dot”.

Vrasja e vajzës nga babai palestinez

Rasti i tretë u shënua në Tiranë më 19 shkurt 2025, kur një baba palestinez, Fadi Alwan, dyshohet se vrau vajzën e tij Rayyan, pas mbërritjes së tyre në Shqipëri. Trupi i saj u gjet disa ditë më vonë në apartamentin me qira në rrugën “Gjon Muzaka”. Pas krimit, ai udhëtoi në Greqi, Holandë dhe më pas në Liban, ku u arrestua dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Një realitet që kërkon vëmendje

Tre raste të rënda brenda një viti, të gjitha me autorë shtetas të huaj, ngrenë pikëpyetje mbi kontrollin, qëllimin dhe rrethanat që çojnë në krime të tilla në territorin shqiptar. Ndërkohë që autoritetet po vijojnë hetimet, këto ngjarje po shndërrohen në një sinjal alarmi për institucionet dhe shoqërinë. Shqipëria nuk mund të bëhet strehë e krimeve familjare të importuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit