Qytetarja falenderon zjarrfikësin: Erdhi direkt për të shpëtuar macen

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.05.2025, 18:11

Një qytetare nga Tirana ka shprehur mirënjohjen për një grup efektivesh të zjarrfikëses, që ndërhynë menjëherë për të shpëtuar një mace të bllokuar prej dy ditësh në një pemë në zonën e Myslym Shyrit.

Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, një zjarrfikës shihet duke u ngjitur me shkallë në vendin ku ndodhej macja. Ai e merr dhe mes duartrokitjeve të të pranishmëve, ua dorëzon disa personave që po prisnin poshtë.

Pershendetje, kjo macja kishte dy dite ne peme. Sa lajmëruam zjarrfikësen erdhi direkt, ne Myslym Shyr. Faleminderishume per punën e zjarrfikseve, njerëz me zemer te madhe”, shkruan qytetarja.

Ky rast duhet të shërbejë si një mesazh për të gjithë, që të tregojmë më shumë përkujdesje ndaj kafshëve të pafajshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit