“Nga 20 mijë lekë për të hyrë pa radhë”, Qytetari denoncon skemën e korrupsionit në DPSHTRR Kashar

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 02.05.2025, 15:54

Një qytetar ka denoncuar publikisht kaosin dhe korrupsionin që sipas tij është bërë praktikë e përditshme në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në Kashar.

Sipas tij në orën 10:00 i është dhënë numri 189 për t’u thirrur në sportel, por deri në orën 15:00 thirrej ende numri 148. Qytetari thotë se situata është absurde dhe e qëllimshme, pasi ndërkohë persona të tjerë futen pa radhë, vetëm sepse paguajnë nga 20 mijë lekë në dorë për t’u futur menjëherë.

Ai shton më tej në një tjetër mesazh:

“DPSHTRR-ja në Kashar është ndërmarrja më e korruptuar në Shqipëri. Duhet të humbësh një ditë ndoshta edhe dy për një ndërrim pronësie sepse fusin pa radhë ata që paguajnë nga 20 mijë deri në 50 mijë lekë në dorë. Mos të flasim për të marrë një patentë taksie duhet të bësh gati ‘kafen’ deri në 1 milion lekë.”

Qytetari kërkon reagim nga institucionet përgjegjëse dhe u bën thirrje qytetarëve të tjerë të flasin dhe të denoncojnë raste të ngjashme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit