Mbi 100 banorë të një lagjeje pranë Unazës së Madhe në Tiranë po përballen me kushte skandaloze jetese për shkak të mungesës totale të infrastrukturës rrugore. Rrugët janë të dëmtuara rëndë, pa asfalt, pa ndriçim dhe pa kanalizime, ndërsa punimet që kishin nisur para më shumë se një viti janë ndërprerë pa paralajmërim dhe pa asnjë informacion nga autoritetet.
Një qytetar, në emër të banorëve të lagjes, ka sjellë edhe pamje nga terreni, ku duken rrugët e shkatërruara, gropat me ujë, balta dhe mungesa totale e kushteve minimale për qarkullim. Ai thotë se situata është përkeqësuar çdo ditë dhe banorët janë lënë në mëshirë të fatit.
“Nuk ka asnjë tabelë, asnjë informacion. Punëtorët u zhdukën. Rrugët i lanë përgjysmë. Kemi fëmijë, të moshuar – askush nuk interesohet. Në këtë lagje jetohet si në vitet ’90”, shprehet qytetari.
Qytetari ngre edhe një dyshim të fortë për ndërtimin e një ure në afërsi të lagjes, për të cilën thotë se mund të jetë ndërtuar për t’i shërbyer vetëm një personi të vetëm – ish-presidentit Bamir Topi. Ai thekson se ndërkohë që fondet publike shpenzohen për ura që shërbejnë për interesa individuale, qindra qytetarë lihen në baltë.
“Miliona euro për një urë që dyshohet se i shërben vetëm një personi, ndërsa ne këtu nuk kemi as rrugë për të kaluar me makinë apo për të ecur me këmbë. Kjo është tallje me taksat tona”, thotë qytetari, duke kërkuar që situata të verifikohet urgjentisht nga institucionet dhe të hetohet nga SPAK.
Ai shton se inxhinierët në terren, kur janë pyetur nga banorët, përgjigjen me fjalinë: “Ne nuk dimë gjë, e dinë të mëdhenjtë.”
Banorët kërkojnë transparentë dhe një plan të qartë për përfundimin e punimeve. Ata paralajmërojnë se, nëse institucionet nuk reagojnë, do të organizojnë protesta për të kërkuar të drejtën për një infrastrukturë dinjitoze.
Denoncimi i plotë:
Persh mund te publikoni?
Ure personale per ish presidentin Bamir Topi, milona euro vetem per nje person. Nga ana tjeter lagje e lene pergjysem me rruget ne mjerim total. Kjo eshte ure personale qindra milione euro nga taksat e popullit e kujt esht ura? Eshte ndertuar ne unazen e madhe dhe eshte ndertuar personalisht per ish presidentin kurse lagjia eshte harruar. Inxhinieret na thone e dine te medhenjte ne nuk dime gje nuk flasin. Lagjia eshte ne gjendje te keqe. Filluan rregulllimet e rrugëve para nje viti per moment kan ik jane zhdukkk
Jane ne gjendje te mjerushmee
Mbi 100 banorë të një lagjeje pranë Unazës së Madhe në Tiranë po përballen me kushte skandaloze jetese për shkak të mungesës totale të infrastrukturës rrugore. Rrugët janë të dëmtuara rëndë, pa asfalt, pa ndriçim dhe pa kanalizime, ndërsa punimet që kishin nisur para më shumë se… pic.twitter.com/VbwIM9FsjN
— JOQ Albania (@JoqAlbania) May 2, 2025