Muhamet Caushaj 30 vjeç nga fshati Hekal i Mallakastrës, është raportuar i zhdukur nga të afërmit e tij që prej mëngjesit të datës 30 prill 2025.
Sipas dëshmive të familjarëve për JOQ Albania, ai është parë për herë të fundit në qendër të fshatit Hekal, duke lëvizur me një motomjet. Që nga ajo ditë, ata nuk kanë mundur të lidhen me të dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Familja kërkon ndihmën e qytetarëve dhe u bën apel të gjithë atyre që mund ta kenë parë ose kanë ndonjë informacion, të kontaktojnë në numrin 069 46 76 926.
Çdo informacion mund të jetë jetik për gjetjen e Muhametit.