Një qytetar që ndodhet në repartin e reanimacionit në spitalin rajonal të Shkodrës është në gjendje kritike për jetën dhe ka nevojë urgjente për gjak të grupit “A negativ”.
Për shkak të mungesës së këtij grupi gjaku në bankën e gjakut të spitalit dhe pamundësisë së familjarëve për të ndihmuar, ata kanë bërë një apel të ndjerë përmes redaksisë sonë, duke kërkuar ndihmën e kujtdo që mund të kontribuojë në këtë moment të vështirë.
Numri i telefonit: 068 37 63 634
Mesazhi i familjarëve:
“Pershendetje ju lutem kemi nje nevoj urgjente. Ne spitalin e Shkodres kemi nje person ne gjendje kritike per jeten dhe na nevojitet gjak ne grupin “A negativ” ju lutem po mundet ta postoni ju lutem. Numri i telefonit 068 37 63 634 kemi nevoj urgjente. Ju lutem sepse esht ne gjendjen e fundit ju përgjërohem.
Ndodhet ne reanimacion, nuk po dim ku te kerkojme ndihm sepse spitali nuk ka gjak dhe nga që ju jeni nje faqe e madhe ju drejtuam tek juve ju lutemi po patet mundesi te postoni.”
Familjarët kërkojnë që kjo thirrje të përhapet sa më shumë, me shpresën se dikush do të përgjigjet dhe do të bëjë një akt human për të shpëtuar një jetë.