Publikonin gjithmonë foto duke qeshur, ky është çifti që u përfshi në ngjarjen e Shkodrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.05.2025, 14:13

Personat që shihni në foto janë çifti amerikan Brendon Saporito, 57 vjeç, dhe Sandra Saporito, 54 vjeçe, të cilët u përfshinë në një ngjarje të rëndë kriminale mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, në një banesë me qira në lagjen “At Shtjefën Gjeçovi”, ku çifti po qëndronte gjatë vizitës së tyre në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, Brendon Saporito, i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit, ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur me thikë bashkëjetuesen e tij, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Gjatë aktit të dhunës, autori ka pësuar edhe vetë lëndime në duar, të shkaktuara nga mjeti prerës që ka përdorur. Ai u shoqërua më pas nga shërbimet e policisë dhe ekipet mjekësore për të marrë ndihmën e nevojshme në spital.

Çifti publikonte në rrjetet sociale foto dhe video nga vende të ndryshme që vizitonin. Ata dukeshin të lumtur pranë njëri-tjetrit. Së fundmi, partnerët kishte vendosur të vizitonin Shqipërinë, dhe kishin mbërritur në vendin tonë që ditët e fundit të muajit mars. Ata kishin ndarë në rrjetet sociale momente të vizitës së tyre në qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën dhe Shkodrën, ku edhe ndodhi tragjedia.

Hetimet për të zbuluar motivet e krimit vijojnë, ndërkohë që autori ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe nën mbikëqyrje të policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit