I gjakosur dhe me rroba të brendshme! Ky është autori i vrasjes në Shkodër

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.05.2025, 11:45

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një turist amerikan vrau bashkëjetuesen e tij.

Brando Saporito 57-vjeç, autori i krimit, shihet në foto teksa del nga banesa ku ndodhi ngjarja dhe shoqërohet nga infermierët dhe policia. Saporito shihet i veshur me rroba të brendshme, teksa në trup është i gjakosur.

Sipas policisë, në momentin që ka kryer krimin me një thikë që kishte në banesën e marrë me qira, ai ka dëmtuar lehtë dhe duart e tij, për këtë arsye është shoqëruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:15 në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në banesën që çifti amerikan kishte marrë me qira. Viktimë e kësaj ngjarje mbeti 53-vjeçarja me inicialet S. S.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit