Në Orikum kamioni me gurë pa targa dhe asnjë masë sigurie

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.05.2025, 09:52

Një qytetar ka raportuar një rast shqetësues në qytetin e Orikumit, ku një kamion i ngarkuar me gurë qarkullon pa targa identifikuese dhe pa asnjë masë sigurie.

Sipas qytetarit, mjeti i rëndë shihet duke lëvizur në rrugë të populluara, duke përbërë rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve dhe drejtuesve të tjerë të automjeteve.

Kamioni, përveç mungesës së targave, nuk mban as rrjeta mbrojtëse për gurët dhe nuk ka asnjë sinjalizim të dukshëm sigurie.

Qytetarët janë të shqetësuar për pasojat që mund të shkaktojë një mjet i tillë në rast incidenti.

Ata i bëjnë thirrje autoriteteve përkatëse, veçanërisht Policisë Rrugore dhe Inspektoriatit të Transportit Rrugor, që të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar aktivitetin e këtij mjeti të paligjshëm dhe për të garantuar sigurinë në rrugët e Orikumit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit