Një person është kapur nga kamerat e sigurisë në momentin që merr një valixhe që nuk i përket atij pranë një agjencie udhëtimesh në Sarandë dhe largohet.
Sipas denoncimit të mbërritur në JOQ Albania, valixhja i përket një turisti të huaj dhe ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13:24.
Pronari i agjencisë i bën thirrje personit në fjalë që ta kthejë valixhen sa më parë, përndryshe rasti do të kalojë për ndjekje penale në polici.
Në video dallohet qartë momenti kur personi e merr valixhen dhe largohet, pa asnjë autorizim apo lidhje me pronarin e saj.