URGJENTE: Zhduket 17-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.05.2025, 23:14

Një rast urgjent ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku raportohet zhdukja e një adoleshenti në Tiranë.

Sipas familjarëve, 17-vjeçari i quajtur Mielgo Jani është parë për herë të fundit ditën e sotme te lokali “Çikago”, në rrugën “Sali Butka”, ku edhe punonte.

Familjarët janë shumë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Nëse dikush e ka parë ose ka informacion për vendndodhjen e tij, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin: +355 69 773 0777.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit