Ndërron jetë tragjikisht 20-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.05.2025, 21:27

Një lajm i trishtë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku është raportuar se një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Angelo Kanapari, i cili pësoi një aksident të rëndë me motor në rrugën "Modena" më 25 prill në Torrita di Siena.

Ai u transportua me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Sienës në gjendje kritike për jetën.

Fatkeqësisht, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, i riu ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi dot t'u mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti i rëndë.

Në këto momente të dhimbshme, le të tregojmë solidaritet dhe mbështetje për familjen e tij, e cila po përballet me një pikëllim të pamasë.

JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të Angelos!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit