Skandal në “WizzAir”: Pasagjerët mbahen 90 minuta në Londër, ekuipazhi i akuzon për vjedhje telefoni

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.05.2025, 21:08

Një incident i pazakontë ndodhi në aeroportin e Lutonit në Londër, ku pasagjerët e fluturimit W95004 të linjës ajrore “Wizz Air”, me destinacion Tiranën, u mbajtën për 90 minuta në bord, pasi stafi dyshoi se një pasagjer kishte vjedhur telefonin e një roje sigurie. Dyshimet nisën kur telefoni i humbur u telefonua dhe thuhet se nga ana tjetër u dëgjuan njoftimet për nisjen e avionit, duke çuar në ndërhyrjen e policisë dhe shqyrtimin e kamerave të sigurisë.

Pavarësisht tensionit dhe kërkesës që “autori” të dilte vullnetarisht, kërkimet nuk dhanë rezultat dhe pas rreth 88 minutash ekuipazhi konfirmoi se në avion nuk kishte asnjë send të dyshimtë. Situata e krijuar shkaktoi zemërim dhe konfuzion mes pasagjerëve, ndërsa stafi i linjës kërkoi ndjesë për vonesën, duke theksuar se siguria ishte prioriteti kryesor.

Zëdhënësi i “Wizz Air” konfirmoi incidentin dhe shpjegoi se bashkëpunimi me autoritetet ishte i menjëhershëm për të zgjidhur situatën. Fluturimi që ishte planifikuar të nisej në orën 15:10, u nis rreth orës 16:40 dhe mbërriti në Tiranë dy orë më pas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit