Nga lulishte në parking brenda natës, shkatërrohet hapësira te Liqeni i Thatë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.05.2025, 19:36

Një tjetër hapësirë publike në kryeqytet i është nënshtruar shkatërrimit të papritur. Banorët e zonës së Liqenit të Thatë denoncojnë se një sipërfaqe me bar dhe lule, e përdorur çdo ditë nga qytetarë dhe fëmijë për rekreacion, është shtruar papritmas me zhavorr dhe po kthehet në parking.

“Në këtë hapësirë dilnin banorë me fëmijët dhe kafshët e tyre për të luajtur dhe pushuar. Tani është zhdukur çdo gjelbërim. Askush nuk di çfarë po ndërtohet, nuk ka asnjë tabelë, asnjë njoftim nga Bashkia”, thuhet në denoncimin e dërguar në redaksi.

Në foton e siguruar nga qytetarët shihen qartë ndryshimet drastike të terrenit, me pemët e mbetura rrethuar nga zhavorri, ndërsa disa makina tashmë kanë nisur ta përdorin si parking të improvizuar. Ndërkohë, disa rosakë enden në një truall që deri dje ishte një hapësirë e gjelbër dhe e gjallë.

Banorët kërkojnë transparencë nga autoritetet dhe ndalimin e kësaj praktike të betonizimit të qytetit pa informim publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit