Teksa Lezha përpëlitet çdo ditë mes mungesës së ujit, rrugëve të shkatërruara dhe halleve pa fund, kryebashkiaku Pjerin Ndreu duket se ka gjetur armikun e vërtetë të qytetit: komentuesit e rrjeteve sociale dhe story-t e JOQ ALBANIA.
Pasi një qytetar tha se Ndreu “nuk ngjan aspak me një 58-vjeçar shqiptar” duke aluduar për një “ndryshim gjaku në Kinë me vlerë 600 mijë dollarë”, kryebashkiaku u mërzit shumë.
I zemëruar se i përmendën pamjen fizike, Pjerini u hodh me vrull në inbox-in e JOQ dhe nisi serinë e kërcënimeve me “do ju denoncoj”, “shihemi në prokurori” nëse denoncimi i qytetarit nuk fshihet.
Se Lezha s’ka kanalizime – kjo mund të presë. Se qytetarët jetojnë në pluhur – edhe kjo kalon. Por të thuash që Pjerini ka gjak kinez? Kjo është një çështje madhore që vetëm Prokuroria, jo SPAK se ata kanë halle tjera, mund ta zgjidhë.
Në vend që të merret me problemet e qytetit dhe nisjen e sezonit veror, kryebashkiaku duket më i shqetësuar për pastrimin e imazhit të tij në rrjet, duke harruar se nuk ka photoshop që i mbulon hallet e qytetarëve.
Sikur Pjerini këtë vrull dhe mërzitje ta kishte për denoncimet që bëhën për Lezhën, jeta e lezhianëve do ishte më e bukur dhe e lehtë.
Por nëse qtetarët kërkojnë një Lezhë më të pastër, Pjerini kërkon një story më të pastër pasi nuk e lejon ta quajnë 25-vjeçar.