JOQ Albania publikoi sot disa pamje ku tiktokerja Genta Gjalpi shihet duke u sjellë në mënyrë të pahijshme ndaj vajzës së mitur të bashkëshortit të saj, në ambientet e një supermarketi në Tiranë.
Në pamjet filmike, Gjalpi shfaqet duke e kapur vajzën nga flokët, më pas duke e tërhequr me forcë nga bluza dhe, pas një momenti rrëzimi, shihet teksa e shtyn dhe e nxjerr jashtë nga ambienti i marketit.
Ngjarja ka shkaktuar një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë dënuar veprimet e saj. Ndërkohë, një reagim ka ardhur dhe nga nëna biologjike e vajzës, e cila shprehet e tronditur nga ajo që ka parë në video.
Ajo thekson se Gjalpi do të përballet me pasojat ligjore për këtë sjellje ndaj vajzës që ishte lënë në kujdesin e babait të saj.
“Unë jam nëna e fëmijës në video dhe më dridhen duart nga ajo çfarë po shoh. Ky njeri që ngre dorë mbi vajzën time, të cilën e kam lënë në mirëbesim të atit, do të përballet me ligjin!” ka shkruar ajo në një koment të saj.
Deri në këtë moment nuk ka pasur asnjë një reagim nga institucionet kompetente, por pas denoncimit që paralajmëron e ëma, shpresojmë të merren masat e nevojshme sipas ligjit.