Shkodër, denoncim tronditës nga banorët: Nëna i jep cigare djalit të vogël

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.05.2025, 13:56

Një rast i rëndë është denoncuar në redaksinë tonë nga banorë të një fshati në Shkodër, ku një grua është filmuar teksa i ndez cigaren për ta pirë djalit të saj të mitur, i cili duket se është vetëm 4 ose 5 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në sy të banorëve të zonës, ndërsa pamjet kanë ngjallur indinjatë të thellë në komunitet dhe rrjetet sociale.

Sipas dëshmitarëve, e ëma jo vetëm që nuk e ndalon fëmijën, por duket se e inkurajon aktin duke ia ndezur vetë cigaren.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve për mbrojtjen e fëmijëve dhe shprehën shqetësimin për shëndetin dhe mirëqenien e të miturit.

Ata theksojnë se ky nuk është rasti i vetëm i neglizhencës prindërore në këtë komunitet dhe i bëjnë thirrje autoriteteve të reagojnë para se situata të përkeqësohet më tej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit