Qytetarja nga Qeparoja: Arben Shahu dhe Florjan Pilafi po më zaptojnë pronën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.05.2025, 15:56

Një qytetare nga Qeparoja i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një abuzim serioz që sipas saj, po bëhet me pronën e saj në jug të vendit.

Sipas denoncimit, dy shtetas, Arben Shahu dhe Florjan Pilafi, prej disa muajsh po kryejnë punime në një sipërfaqe toke, duke hedhur mbeturina inerte dhe ujë të ndotur në pronën private të qytetares. Ajo pretendon se toka ku po zhvillohen këto punime është pronë shtetërore, e cila është zaptuar në mënyrë të paligjshme nga Shahu dhe Pilafi. Gjithashtu, ajo pohon se si pasojë e këtyre punimeve janë shkatërruar rreth 15 rrënjë ullinj që ndodheshin në kufi me pronën e saj.

Qytetarja thekson se Bashkia Himarë, me një vendim të datës 19 shkurt 2025, ka urdhëruar pezullimin e punimeve deri në një vendim të dytë. Megjithatë, ky urdhër, sipas saj, është injoruar nga personat që po kryejnë punimet, dhe punimet kanë vijuar normalisht duke dëmtuar më tej pronën e saj.

Përballë mosreagimit të institucioneve lokale, ajo i është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë së Vlorës me një kallëzim penal ndaj Arben Shahut dhe Florjan Pilafit, duke i akuzuar për “uzurpim dhe rrethim të paligjshëm të tokës shtetërore” si dhe për “hedhje të inerteve në tokë private”.

Në denoncimin e saj për JOQ, qytetarja ngre akuza edhe ndaj disa zyrtarëve të Policisë së Himarës, konkretisht ndaj Shefit të Komisariatit, Neritan Buzi, dhe Shefit të Krimeve, Ledion Dulomati. Sipas saj, këta zyrtarë i kanë kërkuar që të mos i shqetësojë më me denoncime, duke i thënë se personat që po kryejnë punimet janë “me dokumentacion të rregullt”.

Qytetarja shprehet thellësisht e shqetësuar për neglizhencën institucionale dhe mungesën e veprimeve konkrete, ndërsa kërkon ndërhyrjen urgjente të organeve kompetente për të ndalur këtë abuzim dhe për të mbrojtur të drejtën e saj mbi pronën private.

Mesazhi i plotë:

“Pershendetje! Doja te beja nje denoncim per shkaterrimin e territoreve shteterore qe po behen ne Qeparo. Kemi qe prej dates 19.02.2025 qe kemi ber kallezimin e pare ne kamisariatin e Himares dhe bashkise Himare por asnje mase nuk eshte mare.

Sikur te mas mjaftonte shefi i komisariatit himare Neritan Buzi dhe shefi i krimeve Ledion Dulomati, diten e djeshme moren kontakt me shtetasen qe ka bere kallëzimin, dhe duke i bere presion i kerkuan te mos shqetesoje më personin që po zapton pronat shteterore sepse sipas tyre "i ka dokumentat ne rregull". IKMT, IMT dhe policia e shtetit jane inekzistente!

Pamjet filmike qe po ju dergoj me jane marrë diten e sotme 30 prill 2025 rreth ores 11.30: Kane prere me shume se 15 peme ulliri dhe kane zaptuar 1900 m² truall shtetëror

Nuk na ka ngelur gje tjeter vetem te shkojme dhe per perballemi personalisht me keta persona qe po copetojne pronen tone....”

Reagim nga Arben Shahu:

Të nderuar, në lidhje me publikimin tuaj të datës 30.04.2025, ku përmendet emri dhe imazhi i z. Arber Shahu në kontekstin e një pretendimi për uzurpim prone, po ju sjellim sqarimin e mëposhtëm, bazuar në dokumentacionin zyrtar dhe gjendjen faktike të pronës:

*Punimet në fjalë po kryhen në pronën private të z. Shahu, të regjistruar në parcelën 94/30/1, me leje ndërtimi të rregullt të miratuar nga institucionet përkatëse.

*Rruga e përdorur për kalim është pjesë integrale e pronës dhe ndodhet në fund të saj, e shënuar qartë me vijë të zezë në planin kadastral.

*Parcela 94/33, e cila në mënyrë indirekte i referohet pretendimit të bërë publik, rezulton tokë shtet në regjistrat e kadastrës dhe aktualisht është e zënë pa titull ligjor nga individë të tretë.

*Prona e qytetares që ka bërë denoncimin ndodhet në parcelën 94/28, dhe nuk preket në asnjë moment nga ndërhyrjet që po kryhen nga ana jonë. Madje nuk jemi as kufitar me njeri tjetrin.

Prona jone eshte 94/30/1, e rethuar me jeshile rruga nga e cila po kalojme brenda prones tone, 94/33 eshte rruge ne kadaster e zaptuar nga zonja qe ankohet dhe prona 94/28 eshte prona e zonjes, foto nga gjeoportali kombëtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit