“U aksidentova për faj të policit me Audi, më pa se nuk lëvizja dot dhe iku”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.05.2025, 13:55

Një qytetar në Durrës, i cili është përfshirë në një aksident rrugor në kryqëzimin “Hajdar Dushi”, rreth orës 19:00 të datës 27 prill, ka rrëfyer si ndodhi ngjarja dhe jo vetëm.

Sipas dëshmisë së tij, një automjet tip 'Audi' ngjyrë gri, që drejtohej nga një punonjës policie me uniformë, i ka prerë rrugën, duke e detyruar të frenojë në mënyrë të menjëhershme. Si pasojë, qytetari, që po lëvizte me motor në kohë me shi, ka rrëshqitur dhe është rrëzuar, duke dëmtuar rëndë këmbën.

Ai ka treguar se polici i veshur me uniformë dhe makinë personale, është ndalur vetëm për pak çaste, ka pyetur nëse ishte lënduar, dhe më pas është larguar nga vendngjarja, pa dhënë ndihmë dhe pa pritur mbërritjen e shërbimeve mjekësore, ndonëse personi i dëmtuar deklaroi se nuk e ndiente këmbën.

“Nuk qëndroi as dy minuta. I thashë që nuk po ndjej këmbën, dhe ai thjesht iku. Unë nuk kërkoj ndëshkim, por ndërgjegjësim. Sepse ai ishte me uniformë, dhe duhet të ishte shembull, jo të më linte në rrugë,” – shprehet qytetari, i cili tregon se për shkak të dëmtimeve, do të qëndrojë dy muaj i paaftë për punë.

Ai gjithashtu falënderon publikisht një grup të rinjsh – 10 djem dhe 2 vajza – të cilët i ofruan ndihmën e parë menjëherë pas rrëzimit, deri në ardhjen e ndihmës mjekësore.

Qytetari nuk ka bërë denoncim zyrtar, por ka apeluar publikisht për ndërgjegjësim njerëzor dhe profesional, duke shtuar policia duhet të bëhet shembull në raste të tilla.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, desha te bej nje falenderim te perzemert dhe jam shum mirnjohes per nje grup cunash prej 10 vetash dhe 2 goca qe me dhane ndihmen e pare tek kryqzimi Hajdar Dushit lagjia re Durres, me dt 27.. ora 19 e darkes. Pasi me preu rrugen nje Audi ngjyr gri, dhe per pasoj qe mos tu perplasha me makinen frenova dhe rreshkita me motorr se ishte shi!! Dhe personi qe shkaktoj aksidentin ndaloj veq me pyeti a je vra, po I thash kemben nuk e leviz, nuk ka ndenjur as 2 min dhe eshte larguar nga vendi ngjarjes.. Personi ne fjale ishte punonjes policie me uniforme rreth 50/55 vjec.

Kam edhe targat e audit ngjyr gri, por per arsye etike te atit nuk po i publikoj, shqetesimi im esht se si mund te largohet nje punojes policie nga aksidenti pa ditur ecurine e te aksidentuarit, dhe cfare e shtyri qe te largohet mos valle kishte ndonje problem qe te rrinte te pakten deri sa te largohesha une per spital, te pakten per njerzillik duhet te qendronte ne vendgjarje deri ne fund.. Une nuk do ta vrisja I bej thirrje "policit" qe te reflektoje sa me shpejt, sepse jeta esht e gjate dhe Shqiperia esht e vogel, une si fytyre e mbaj mend, pa mar parasysh qe kam edhe targat.

Pasojat e aksidentit do ti dergoj ne foto.. une per 2 muaj nuk jam I afte per pune.

Po me pyeten ne spital, por per arsye te tjera deklaorva se jam rrezuar me biciklet. Theksoj qe nuk jane prekur mjetet, motorri me audin Por ai ishte shkaktari Polici ishte me makine private dhe dyshoj qe po levizte per punet e veta, jo qe ishte me sherbim. Nuk du te bej denoncim me polici por ndergjsim me teper

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit