Askush nuk i kontrollon, në internet shiten ilaçe pa asnjë të dhënë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.05.2025, 11:22

Një qytetar i shqetësuar ka denoncuar publikisht nëpërmjet JOQ Albania një rast të rëndë që lidhet me sigurinë e barnave që tregtohen në vendin tonë, veçanërisht përmes platformave online.

Sipas denoncimit, bëhet fjalë për një produkt të prezantuar si "shurup për pastrimin e kanaleve urinare", i cili tregtohet përmes një faqeje në internet me emrin “Shëro Kanalet Urinare”. Qytetari thekson se produkti në fjalë nuk përmban asnjë informacion bazë mbi përbërësit, datën e prodhimit apo atë të skadencës, elementë thelbësorë për çdo medikament.

Etiketa e vetme në shishe përmban vetëm një përshkrim të përgjithshëm: “Pastrues i Kanaleve Urinare. Shëro veshkat dhe kanalet urinare.”

Përshëndetje JOQ! Shiko çfarë mashtrojnë njerëzit. Pastrues i kanaleve urinare, pa asnjë datë skadence, pa asnjë përbërës, pa asgjë! Dhe njerëzit porosisin, pleqëria e shkretë nëpër ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, dhe gënjejnë njerëzit. I bëj thirrje AKU-së dhe Tatimores të ndërhyjnë menjëherë dhe të zbulojnë kush qëndron pas kësaj faqeje. Kjo është faqja që i ka porositur zonja, ‘Shëro Kanalet Urinare’,” thotë qytetari.

Ky rast hedh dritë mbi një problem më të gjerë që ka të bëjë me mbikëqyrjen dhe kontrollin e tregut të barnave në Shqipëri. Ndërhyrja e autoriteteve kompetente është emergjente dhe e domosdoshme, për të siguruar që ilaçet që tregtohen në vendin tonë të jenë të kontrolluara dhe të sigurta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit