Qytetarja tregon hallin që e ka zënë me “trimat“ në Tiranë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.04.2025, 21:45

Një qytetare ka ngritur shqetësimin e saj përmes një denoncimi të bërë pranë redaksisë, ku flet për kaosin urban dhe mungesën e reagimit nga autoritetet në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Ajo shprehet se trotuaret janë të pushtuara nga makina të parkuara ilegalisht, duke i bërë të pamundur kalimin nënave me fëmijë në karrocë apo këmbësorëve në përgjithësi. Në mesazhin e saj, ajo përshkruan një realitet ku “s’ka shtet” dhe ku “fryma e gangsterllekut është kudo”.

“Mirëmbrëma JOQ. Në Don Bosko s’ka shtet. Fryma e gangsterllekut kudo. Trotuari i zënë me makina të parkuara, ndërsa një nënë me karrocë nuk ka ku të kalojë... Faleminderit,” – shkruan ajo.

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Policia Bashkiake dhe strukturat përgjegjëse për të rikthyer rendin dhe respektimin e hapësirave publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit