Banorët i ndërtuan një strehë, bashkia e Shkodrës ndëshkon nënën me tre fëmijë jetimë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.04.2025, 19:23

Gjatë fushatës elektorale, kur ndërtimet pa leje lulëzojnë në qarkun e Shkodrës, institucionet u treguan të rrepta me një nënë me tre fëmijë jetimë.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Shkodrës ka proceduar penalisht dhe ka gjobitur Esmeralda Alijahajn, nënën e re me tre fëmijë të mitur, ngaqë fshati vendosi t’i ndërtonte një strehë modeste.

Pas ndarjes nga jeta të kryefamiljarit dhe për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të familjes, komuniteti dhe Këshilli i Xhamisë u mobilizuan vullnetarisht për t'i ndihmuar.

Banorët kërkojnë që bashkia të tërheqë gjobën dhe procedimin penal, ose, në të kundërt, do të procedojë penalisht gjithë fshatin, sepse ata kanë kryer punimet.

Para një viti, kryefamiljari i familjes Alijahaj u nda nga jeta pas një ataku kardiak, dhe familja sot nuk ka asnjë ndihmë, përveç banorëve të fshatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit