Hajduti futet në xhami dhe vjedh lekët bashkë me arkën e dhurimeve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.04.2025, 16:48

Një burrë hajdut është kthyer në shqetësim serioz për besimtarë myslimanë në Tiranë, pasi prej disa ditësh është parë duke shkuar në xhami të ndryshme me qëllim vjedhjen e arkave të dhurimeve.

Një video e mbërritur në redaksinë tonë dokumenton të gjithë momentin e vjedhjes në një xhami pranë rrugës “Siri Kodra”. Në pamje shihet burri i veshur me xhaketë blu, xhinse, maskë kirurgjikale, kapele të zezë dhe me një çantë të madhe shpine. Ai hyn me shpejtësi në ambientet e xhamisë dhe pasi konstaton se brenda nuk ndodhet askush, nis grabitjen.

Fillimisht shikon kamerat e sigurisë, por nuk tërhiqet. Afrohet pranë arkës së dhurimeve dhe tenton ta hapë, por pasi nuk ia del, rikthehet sërish për ta shkulur plotësisht nga vendi. Në pak sekonda, ai e fut arkën në një thes dhe largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Qytetari që ka denoncuar rastin ka mbetur i tronditur nga ngjarja dhe bën thirrje për kthimin e parave, duke paralajmëruar autorin për pasoja nëse nuk i dorëzon brenda 24 orëve.

No coment! Te vidhet dhe xhamia nuk di me cte them. Xhamia Siri Kodra. Jemi shume afer gjetjes se tij. Nese nuk i kthen brenda 24h te xhamia, do i kete punet me keq. Arka e xhamisë,” shkruan denoncuesi në mesazhin e tij.

Ngjarja ka nxitur reagime edhe nga besimtarë të tjerë, të cilët po ndajnë informacione për të paralajmëruar komunitetin se i njëjti person dyshohet të jetë përfshirë në vjedhje të ngjashme në xhami të tjera. Deri më tani, autori vazhdon të jetë në liri dhe nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga policia për arrestimin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit