Temperaturat u rritën! Motorët e ujit rrezik për pushuesit në Sarandë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.04.2025, 14:43

Me rritjen e temperaturave, bregdeti është zgjidhja kryesore për shumë qytetarë, pushues e jo vetëm.

Moti i mirë i këtyre ditëve ka vënë në lëvizje edhe mjetet lundruese që “reklamojnë” adrenalinën shumë pranë bregut të detit.

Por ky fenomen shqetëson prindërit me fëmijë, që për t’u relaksuar dhe kaluar disa orë të lira, zgjedhin bregdetin.

Një qytetare e cila mesditën e sotme vendosi ta kalonte në bregdetin e Sarandës ka denoncuar këtë problematikë.

E shqetësuar për sigurinë e saj dhe të fëmijëve, qytetarja pyet nëse është normale që këto mjete të lundrojnë kaq pranë bregdetit duke rrezikuar jo vetëm jetën e vizitorëve të tjerë, por edhe të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit