Qytetari bllokohet pas kamionit në Rrugë të Arbrit: Po parakalova marr gjobë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.04.2025, 14:57

Një qytetar nga Dibra ka ngritur një shqetësim që prek shumë drejtues automjetesh që udhëtojnë në “Rrugën e Arbrit”. Problematika lidhet me sinjalistikën rrugore, e cila përgjatë pjesës më të madhe të rrugës është me vijë të pandërprerë, duke ndaluar kështu çdo lloj parakalimi.

Sipas qytetarit, kjo e bën të pamundur tejkalimin e automjeteve të ngadalta, siç janë kamionët që lëvizin me shpejtësi shumë të ulët, shpesh 40-50 km/h. Ai tregon se përballë një kamioni që ecën ngadalë, është i detyruar të qëndrojë pas tij, pasi çdo përpjekje për parakalim mund të ndëshkohet me gjobë nga Policia Rrugore.

“O JOQ, vetëm te ju gjejmë zgjidhje. Jeni portali më real në Shqipëri. Unë nëse hyj në parakalim këtu, marr gjobë. Po si të eci unë në një rrugë të drejtë me 40-50 km/h? Shteti thotë se nga Tirana në Peshkopi duhet 45 minuta, por sipas tabelave, duhen më shumë se dy orë e gjysmë”, shprehet ai në një video të dërguar në redaksi.

Qytetari shton se edhe nëse nuk ndalohet nga policia në vendngjarje, gjoba mund të vijë më vonë në mënyrë elektronike.

Ky shqetësim kërkon një reagim të menjëhershëm nga autoritetet përkatëse. Është e nevojshme të rishikohet sinjalistika rrugore në “Rrugën e Arbrit”, në mënyrë që të krijohen segmente të sigurta për parakalim, pa rrezikuar penalitete të padrejta për drejtuesit e mjeteve dhe pa i detyruar ata të udhëtojnë për orë të tëra pas mjeteve të ngadalta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit