Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, disa të lënduar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.04.2025, 12:19

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Rinasit.

Një automjet me logot e kandidatit të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti është përplasur me një mjet tip Benz.

JOQ ALBANIA ka mësuar se në momentin e aksidentit nuk ka qenë vetë mjeku Alimehmeti, por përfaqësues të tij.

Aksidenti ka ndodhur pak metra larg mbikalimit të Rinasit, por rrethanat mbeten ende të paqarta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa raportohet se nga aksidenti ka edhe të lënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit