Një gjest për t’u vlerësuar ka ardhur nga një qytetar i Vlorës, i cili ka vendosur të ndihmojë dikë në nevojë, duke shprehur dëshirën për të dhuruar një karrocë për fëmijë binjakë.
Teksa dëshiron që të mbetet anonim, ai shkruan: “Si kaluat. Me aq pak mundësi sa kam, dua të ofroj këtë karrocë për binjakë. Ndodhem në Vlorë."
Ne do të kujdesemi që kjo dhuratë të shkojë në duart e duhura. Prandaj, ftojmë çdo familje që ka nevojë për një karrocë për binjakë të na kontaktojë përmes kanaleve tona të komunikimit, në mënyrë që t’i lidhim me dhuruesin.
Në një shoqëri që gjithnjë e më shumë po përballet me individualizëm, gjeste të tilla solidariteti janë shembuj që duhen promovuar dhe vlerësuar.