Prindërit me karroca detyrohen të ecin në rrugë, “të fortët” me makina luksoze bllokojnë trotuaret

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.04.2025, 11:09

Një tjetër episod i sjelljes së papërgjegjshme të drejtuesve të mjeteve është denoncuar për JOQ sot.

Skena e pahijshme dhe në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor është shënuar në Komunën e Parisit, pranë Pallatit Olimpik. Një automjet është parkuar në mënyrë të paligjshme mbi trotuar, duke bllokuar totalisht kalimin për këmbësorët.

Në foton e siguruar nga qytetarët, shihet një nënë e detyruar të kalojë me fëmijën në karrocë në rrugën e makinave, për shkak se trotuari ishte zaptuar nga një mjet luksoz.

Ky akt jo vetëm që shkel të drejtat bazë të këmbësorëve, por vë në rrezik jetën e prindërve dhe fëmijëve të vegjël. Mungesa e ndëshkimeve dhe e kontrollit nga policia po i lë qytetarët në mëshirën e “gangsterëve të trotuarëve”, siç i quajnë qytetarët.

Banorët e zonës kërkojnë reagim të menjëhershëm nga bashkia dhe policia bashkiake për të ndalur këtë fenomen alarmant që po përkeqëson cilësinë e jetës në një nga lagjet më të populluara të Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit