Cigarja e ndezur i ve zjarrin pemës në Tiranë, qytetarët e fikin me kova

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.04.2025, 10:54

Një incident është regjistruar pranë Kullave Binjake në Tiranë, ku një palmë ka marrë flakë si pasojë e pakujdesisë së një qytetari. Sipas burimeve të redaksisë sonë, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga hedhja e një cigareje të ndezur nga një person i pakujdesshëm.

Flakët përfshinë brenda pak çastesh pemën që ndodhet pranë një lokali, duke rrezikuar të përhapen më tej për shkak të pranisë së telave elektrikë në afërsi. Dy kamarierë të lokalit, së bashku me një qytetar, ndërhynë menjëherë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me kova uji. Gjatë përpjekjeve, qytetari që filmon ngjarjen dëgjohet teksa paralajmëron: “Atje lart, kujdes se keni ato të korrentit”.

Pas kullave binjake. Kur cigarja hidhet vend e pa vend”, shkruan qytetari që bëri denoncimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit