Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit pranë pallatit të Çabenjve, ku një banor i njohur për sjelljet e tij të papërgjegjshme dhe konsumimin e vazhdueshëm të alkoolit, ka dëmtuar rëndë ashensorin e godinës.
Sipas dëshmisë së banorëve, prishja e ashensorit shkaktoi vështirësi të mëdha për të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna që detyroheshin të ngjiteshin dhe të zbrisnin nga shkallët deri në katin e 8-të.
“Prindërit e mi të moshuar mezi zbritën. Unë jam person me aftësi të kufizuara dhe mezi dola nga shtëpia. Një grua shtatzënë qëndroi në pritje që të rregullohej ashensori”, – tha një nga banorët e godinës, i cili ndau edhe një video të ngjarjes, të dërguar nga vetë administratori i pallatit.
Administratori i godinës ka kontaktuar menjëherë me Policinë e Shtetit dhe me kompaninë e mirëmbajtjes, të cilët kanë ndërhyrë pas dy orësh për të rregulluar dëmin. Sipas teknikëve, dera e ashensorit ishte nxjerrë nga shinat, çka tregon për një akt të qëllimshëm dhe të dhunshëm.
Banorët kërkojnë që autoritetet të marrin masa për individin në fjalë, i cili sipas tyre ka krijuar shqetësime të vazhdueshme dhe rrezik për komunitetin.
Denoncimi i banorit:
Përshëndetje JETA është Qef .Një banor qe pin gjithmonë i shqetëson banorët me ato qe bën. Sot në orën 01:00, prishi dhe ashensorin e banorëve duke i lënë si të sëmurët edhe fëmijët dhe pleqtë të zbresin me orë të tëra nga shkallët, të gjithë qe nga kati i 8. Shikoni mënyrën se çbënë! Afër pallatit të Çabenjet. Administratori ka bere ankese në shefin e policisë se zonës. I kishin shkuar tek shtëpija edhe nuk e kishte hapur . 2 orë teknikët të kompanisë mezi e kishin regulluar , se kishte dalë dera nga shinat Të gjithë ankohen për këtë individ të papergjeshëm, fëmijët në krahë i kane ngjitur lart, një grua shtatzënë priti sa të rregullohej anshesori. Prindrit e mijë pleq mezi ishin ngjitur edhe unë invalid nga një ane mezi zbrita edhe u ngjita. Këtë vidjo vetë admistratori ma dërgojë qe ta postonja