Xuxi ka diçka për të thënë për fitoren e Gjestit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.05.2025, 20:41

Naim Bunjaku – Xuxi ka uruar Gjestin për fitore në Big Brother VIP Albania 4.

Në një intervistë për “Robi plaket kur don vet”, ai thotë se e ka merituar plotësisht fitoren për lojën që ka bërë.

I njëjti tutje theksoi se ka qenë djalë shumë i mirë dhe se ka sakrifikuar për atë lojë

Në një anë tjetër, Xuxi shton se këngëtari pejan është i bërë pikërisht për këtë reality show.

“Jam gëzuar shumë sinqerisht. E kam përkrahur në mënyrën time, në Instagram kryesisht.

Jam i kënaqur se djali është i bërë për atë format, mosha e tij, jo obligime me lënë jashtë, prindërit shëndoshë e mirë”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Djalë shumë intelegjent, ka ditur t’i lidhë gjërat. Ka qenë djalë shumë i mirë, nuk e ka ofenduar askënd. Ka sakrifikuar për atë punë, gjashtë muaj të qëndroj mbyllur”.

Xuxi dhe Gjesti kanë qenë së bashku në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, ku më pas ky i fundit kaloi në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit