Sindikata e Re e Korporatës së Energjisë së Kosovës (KEK) ka njoftuar për organizimin e një proteste më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të kërkuar paga dhe kushte më të mira të punës.
Ata kanë bërë të ditur se protesta do të mbahet të mërkurën, në ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Ja pse punëtorët e KEK-ut meritojnë rritje pagash!
Kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë – është lodhje, është rrezik, është sakrificë çdo ditë.
Më 1 Maj, në ora 12:00, të gjithë në sheshin Skënderbeu!
Protestojmë për pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë!“, thuhet në njoftim.