Një qytetare ka ngritur shqetësimin e saj përmes një denoncimi publik lidhur me cilësinë e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë. Ajo ka raportuar se, pasi bleu një lakër të kuqe për sallatë, zbuloi se produkti ishte i mbushur me pesticide dhe ngjyrues artificialë.
“Përshëndetje JOQ! Doja të bëja një ankesë në lidhje me ushqimet që hamë! Bleva një lakër të kuqe për ta bërë sallatë, por rezultati ishte tmerr – e gjitha plot pesticide dhe ngjyrues. Ju lutem bëjeni sa më publike!”, shkruan qytetarja, duke i bërë thirrje institucioneve të ndërhyjnë.
Rasti ngre alarmin për kontrollin e dobët të produkteve bujqësore që qarkullojnë në treg, sidomos atyre që konsumohen të freskëta dhe pa përpunim. Përdorimi i pesticideve të palejuara apo në sasi të larta përbën një rrezik serioz për shëndetin publik, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.
Kërkohet reagim urgjent nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe strukturat përkatëse për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të ndëshkuar abuzuesit.